E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per titujt e nderit Verifikoni edhe dosjet e spiuneve

23/10/2010Keshilli Bashkiak propozim per komision ad-hoc per shqyrtimin

ELBASAN- Titujt e nderit kane sjelle debatin e radhes ne Keshillin Bashkiak te Elbasanit. Duke shqyrtuar kerkesat e radhes per titullin qytetar nderi mes keshilltareve ka lindur nje debat mbi menyren se si vendoset nga ana e komisionit per mberritjen deri ne miratimin e titullit qe jep Keshilli Bashkiak i Elbasanit. Qyteti numeron rreth 50 emra te shpallur qytetare nderi nder vite. Sipas njerit prej anetareve te Keshillit Eduart Gjini duhet te shqyrtohet mire kontributi dhe te merren parasysh fushat ne te cilat eshte dhene per qytetin e Elbasanit. Te njejtin mendim ka mbrojtur kryetarja e Keshilltareve te Djathte Bardhoshe Sejdini. Ajo ka deklaruar se duhet te seleksionohen e te mos jepen titujt per hater te ketij apo te atij. Ata qe kane kontribuar per qytetin ne fushat e tyre duhet te vleresohen. Nderkohe keshilltari Blendi Himci propozoi qe te ngrihet nje komision i vecante ad-hoc per vleresimin e figurave dhe te merret parasysh qe numri i tyre te jete me i madh ne fushen e mesuesise duke qene se kontributi qe kane dhene mesuesit ne Elbasan eshte me i madh dhe i lidhur ngushte me Normalen. Nga ana e keshilltareve u kerkua edhe qe te verifikohet pastertia e figures se tyre pasi ka pasur edhe raste qe jane miratuar qytetare nderi me dosje. Nga ana e keshilltareve jane permendur edhe pseudonime spiunesh si Fizikanti e te tjere te cilet jane qytetare nderi. Megjithese emrat nuk jane bere te ditur keshilltaret kane kerkuar qe duhet te trajtohen me mjaft vemendje titujt pasi ato qe jepen sot mbeten te tille nder shekuj. Pritet qe dy propozimet e bera kete mbledhje per nje piktor dhe nje mesues te merituar te kalojne ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak. Komisioni per Vleresimin e Figurave pritet ti shqyrtoje me me vemendje propozimet e ndryshme qe vijne per figura te njohura te qytetit per shpalljen Qytetar Nderi i Elbasanit. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›