E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e te tjereve ne Marubi

23/10/2010Ata jane nje cift artistesh ne Berlinin Lindor te 1984-es. Spiuni i STAS-it ish-sherbimi sekret i Gjermanise Lindore ne fillim i bindur se po bente gjene e duhur pergjon fshehurazi ciftin e artisteve por ne fund ai i mbron viktimat e tij duke zhdukur provat Ky eshte ne vija te pergjithshme subjekti i filmit aq te njohur fitues i nje cmimi Oskar dhe 50 cmimeve te tjera Jeta e te tjereve i shfaqur dje ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi. Me regji dhe skenar nga Florian Henckel-Donnersmarck 2006 filmi eshte prezantuar per te disaten here me rastin e ekspozites Bota ideale e diktatures per te gjithe ata qe kane humbur shfaqjen e fundit te tij.

Filmi i luajtur nga aktore te shkelqyer ne te gjitha rolet tregon me emocion dhe ne menyre reale historine e nje cifti artistesh ne Berlinin Lindor ne vitin 1984. Ai behet viktime i nje survejimi te pameshirshem shteteror dhe i nje sistemi kercenimesh nga ku absolutisht asgje nuk mbetet private.

Spiuni i ish-sherbimi sekret i Gjermanise Lindore ne fillim i bindur se po bente gjene e duhur hyn ne Jeten e te tjereve dhe pergjon fshehurazi ciftin e artisteve por ne fund ai i mbron viktimat e tij duke zhdukur provat. Edhe pse filmi mbetet pa nje fund te lumtur ai e arrin qellimin e tij sikurse shprehet aktori qe luan spiunin e STAS-it Ulrich Muhe per te treguar me shembullin e nje njeriu se si ne jete mund te merren vendime. Dhe kjo mund te behet cdo dite rishtazi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›