E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Avokati i Popullit kërkon kushte më të mira për emigrantët

Pas inspektimeve në tre qendrat e mbajtjes së emigrantëve, Avokati i Popullit  në Greqi i ka bërë thirrje autoriteteve që të përmirësojnë kushtet e paraburgimit dhe riformatojë procedurat e azilit për emigrantët.

“Pa dallim  ndryshimet e shpejta janë të nevojshme” theksohet në një deklaratë nga zyra e Avokatit të Popullit i cili ka  parë nga afër kushtet në tre qëndrat e mbajtjes së emigrantëve në Amygdaleza në veri të Athinës, Korintit në Peloponez, dhe në qendër të kryeqytetit.

Në qendrën kryesore për paraburgim të emigrantëve ilegalë Amygdaleza në Greqi të shtunën e larguar u larguan 8 emigrantë pas trazirave kundër kushteve jo të mira dhe trajtimit që atyre iu bëhej.

Athina zyrtare është kritikuar shpesh herë për mënyrën e trajtimit të emigrantëve. Ditë më parë  organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch akuzoi autoritetet greke  për ndalimin abuziv të emigrantëve pa dokumente si edhe të azilkërkuesve.

Sipas të dhënave 5 400 emigrantë janë arrestuar për qëndrim të paligjshëm dhe vepra të tjera që lidhen me ligjin e imigracionit që nga fillimi i një operacioni nga ana e policisë greke në muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›