Debati publik, Arvizu: Rama-Berisha të takohen privatisht
TIRANE-Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka sugjeruar sot se dy politikanët kundërshtarë Rama-Berisha duhet të nisin takimet, por në fillim të jenë private dhe më pas debate publike.
“Në fillim më mirë të takohen privatisht”, tha ekskluzivisht për TvNews24 Arvizu ndërsa shtoi se personalisht është pro debateve publike.
“Jam pro debateve publike dhe këtë e kam shprehur dhe para zgjedhjeve”.
Opinioni i Arvizu u bë gjatë eventit me rastin e 20 vjetorit të rihapjes së ambasadës së SHBA në Tiranë.
Deklarata vjen vjen një ditë pasi kreu i socialistëve Edi Rama ftoi kryeministrin Sali Berisha në një debat publik. “Të dalim të dy para të gjithë shqiptarëve”, thuhet në letrën e Ramës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Dua debat publik me Berishën