E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi, mjekësia çel siparin e çmimeve Nobel 2011

STOKHOLM- Çmimi Nobel për Mjekësinë 2011, që do të jepet të hënën, çel siparin për këtë vit, ndërkohë që pritet që çmimet për Paqen dhe Letërsinë të dominohen nga përfaqësues të Pranverës Arabe dhe ai i Ekonomisë nga përfaqësues të shpëtimit nga ndikimi i krizës globale, sipas vëzhguesve.
Të hënën, 3 tetor, komiteti i këtij çmimi, në orën 09:30 GMT, do të njoftojë fituesin e çmimit Nobel për Mjekësinë, i cili pason Robert Edwards, që fitoi vitin e kaluar për bebet e lindura
in-vitro.
Çmimet për Fizikën dhe Kiminë do të jepen më 4 dhe 5 tetor, më 6 tetor (edhe pse jo e konfirmuar) do të jepet çmimi për Letërsinë, më 7 tetor si për Paqen dhe më 10 tetor çmimi për Ekonominë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›