E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati televiziv, Obama: Romney nuk u tregua i sinqertë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kundërkandidatin e tij presidencial, Mitt Romney, se nuk është treguar i sinqertë gjatë debatit televiziv.
 

Duke folur nga Denveri i Kolorados, Obama ka thënë:
“I detyrohesh popullit amerikan t`ua tregosh të vërtetën”, duke akuzuar rivalin e tij se ka shtrembëruar politikat e tij gjatë debatit.
 

Kandidatët për president, zhvilluan debatin e parë ballë për ballë ndërkohë që zgjedhjet në SHBA mbahen më 6 nëntor. Sipas sondazheve të para, republikani Mitt Romney, është fitues i debatit të parë televiziv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›