E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: S`duam luftë me Sirinë, por do mbrojmë popullin

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan thotë se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Sirinë, por është i vendosur që t`i mbrojë njerëzit dhe kufijtë e vet.

Këto komente Erdogan i bëri gjatë një konference për shtyp, disa orë pasi parlamenti turk miratoi vendimin për operacione ushtarake kundër Sirisë.

Më herët gjatë ditës, Turqia kishte gjuajtur në drejtim të Sirisë për të dytën ditë me radhë, pas bombardimit të djeshëm të Sirisë në tokën turke, që la të vrarë pesë civilë turqë, në një qytet kufitar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›