Debatin në Parlament nuk e sheh si krizë

Debatet që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në institucion ligjvënës Parlamentin e Kosovës, duhet t’i shohim si një përpjekje të deputetëve për të debatuar për zhvillimin e Kosovës dhe jo si një krizë institucionale. Kështu tha kryetari i Kuvendit Jakup Kransiqi, pas takimi që zhvilloi me udhëheqës të Trustit Penisonal të Kosovës.
Ai tha se koha është për ndryshime.
“Këtë nuk duhet ta shohim si krizë, edhe pse ndoshta mund të prodhoj krizë,. Por në Kosovë duhet të kemi një debat më të thelluar, një debat që ka për qëllim jo vetëm zhvillimin e demokracisë, por një debat që përveç zhvillimin e demokracisë, përveç sundimit të rendit dhe ligjit, ka për dhe duhet ta ketë zhvillimin e vendit. Është koha për një ndryshim të mentalitetit dhe përgjegjësisë, ndaj përgjegjësisë që e kemi marr ndaj qytetarëve të Kosovës”, tha Krasniqi.
I pyetur rreth asaj se cila janë raportet me kryeministrin Hashim Thaçi, Krasniqi tha se do t’i ruaj raportet në të gjitha nivelet.
“Debatet jo gjithherë janë të pëlqyeshme për vesh por shoqëria dhe demokracia zhvillohet me debate, nganjëherë dhe të nxehta. Unë i ruaj raportet që i kam pasur, natyrisht duke thënë fjalën time në të gjitha nivelet”, tha Krasniqi, siç transmeton RTK.