E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë deputetë

Partia Demokratike e Kosovës po negocion me deputetë të disa partive për t’i bërë pjesë të këtij subjekti. Pavarësisht çarjeve në këtë parti, zyrtarë të PDK’së thonë se kanë vota të mjaftueshme për secilin vendim në Parlament, duke përfshirë edhe rrëzimin e mocionit për pezullimin e privatizimit. Por, në partinë e Hashim Thaçit e pranojnë se në seancën e së enjtes nuk do të llogarisin në votat e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt

Dy ditë para votimit në Parlament për vazhdimin ose jo të privatizimit, partia më e madhe në pushtet ka mobilizuar deputetët e saj për seancën e së enjtes.

Në një mbledhje të Grupit Parlamentar të PDK’së, në të cilën si rrallëherë ka marrë pjesë edhe kreu i saj, Kryeministri Hashim Thaçi, janë ndarë edhe detyrat e gjithsecilit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, pas mbledhjes i ka thënë Expressit se partia e tij i ka numrat për të votuar rezolutën e propozuar nga ajo, për vazhdimin e procesit të privatizimit në Kosovë.

“I kemi të gjithë numrat dhe normalisht që do të votojmë rezolutën të cilën e kemi propozuar ne”, ka thënë Grabovci për Express, të martën.

Pavarësisht kësaj, kjo parti tashmë nuk llogarit më në dy vota.

Një zyrtar i PDK’së i ka thënë Expressit në kushte anonimiteti se ky subjekt nuk ka besim në përkrahjen e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit në Kuvend.

“Është e vërtetë që numrat i kemi, i kemi 65 dhe me këta numra mund ta votojmë cilindo vendim në Kuvend, por tashmë mund të llogarisim në minus dy, ngase qëndrimet e atyre dyve po dihen edhe publikisht”, ka thënë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›