E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debellde, banoret heqin piramidat e kufirit

Banoret e fshatit Debellde nuk kane rene dakord me vijen kufitare te percaktuar nga komisioni kosovar dhe ai maqedonas dhe si pasoje kane hequr piramidat e kufirit.

Banoret kane deklaruar se komisioni maqedonas nuk ka respektuar te drejtat e tyre per mos cenimin e prones gjate shenimit te kufirit.

Ata iu kane bere thirrje autoriteteve kosovare por dhe atyre maqedonase se cdo marreveshje qe nuk merr parasysh kete kerkese per ta eshte e papranueshme.

“Pala maqedonase nuk ka vepruar sipas paktit qe respekton pronen private. Problemi qendron tek percaktimi i vijes tek Kodra e Furres, ku vendosja e nje pike cenon nje pjese toke prej 15 hektaresh”, ka deklaruar kryetari i Fshatit, Zymri Ilazi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›