E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gay: Mbeshtesim EULEX dhe Kumanoven

Trupat e NATO-s ne Kosove do te respektojne plotesisht marreveshjen e Kumanoves dhe perfaqesuesit e Prishtines nuk kane pse te brengosen.

Komandanti i KFOR-it Emilio Giuseppe Gay, ne intervisten e tij te pare qe prej se ka marre komanden e trupave paqeruajtese ne Kosove ne shtator, tha per Top Channel se tani per tani s’ka asnje ndryshim ne lidhje me kete pike dhe se ndryshimi i kufizimit te hapesires ajrore per trupat serbe eshte nje ceshtje krejtesisht politike.

“Kam pasur rastin te flas me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci per ceshtjen e Kumanoves. Ata kane vendosur se ajo eshte nje ceshtje politike dhe nuk na perket neve qe jemi ushtarake. Sa per marredheniet, une kam lidhje te mira me te gjitha vendet fqinje”, ka pohuar Gay.

Gjeneral Gai deklaroi se megjithe problemet e 17 marsit, ku u preken edhe trupat e KFOR-it, bilanci eshte pozitiv per vitin 2008 nga pikepamja e sigurise.

“Viti 2008 ishte shume intensiv, por nese flas per situaten ne terren, mund te them se eshte mire pasi ruajtem nje ambjent te qete e te mire. Kjo ka ndodhur fale angazhimit te te gjithe ushtareve te KFOR-it ne Kosove. Dua te theksoj se KFOR eshte ketu me pergjegjesine e tij, mbajtja e nje ambjenti te qete e te sigurte, por nga ana tjeter duhet te bashkepunojme edhe me organizatat nderkombetare, perfshire EULEX”, eshte shprehur Gay.

Komandanti i trupave nderkombetare, i cili ka qene ne Kosove para se te merte detyren e fundit, shton me tej se shteti me i ri i botes ka bere shume progrese.

“Ne Kosove kam qene ne momente te ndryshme. Nese krahasojme situaten e vitit 1999 me ate te vitit 2008, ka shume ndryshim, si me zhvillimin e ngjarjeve ashtu dhe me integrimin e njerezve. Eshte bere tolerance mes etnive, por ka veshtiresi qe ata te bashkepunojne”, ka shtuar gjenerali Gay.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›