E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine, alarm per bombe ne avionin me 49 pasagjere

Nje avion i kompanise ajrore ruse “Aeroflot” i nisur nga Athina per ne Moske, eshte detyruar te beje kthim prapa pas nje kercenimi anonim per bombe ne bordin e tij.

“Airbus 319”-a me 49 pasagjere u ul ne toke pa probleme, ndersa policia qe e kontrolloi mjetin imtesisht, nuk gjeti asnje gjurme eksplozivi.

Avioni kishte nje ore qe fluturonte kur zyrtaret e aeroportit “Eleftherios Venizelos International” te Athines e urdheruan te kthehej serish.

Ne ato momente avioni gjendej shume prane kufirit me Turqine. Evakuimi i pasagjereve u krye me shpejtesi. Asnje prej tyre nuk pati ndonje problem nga incidenti i pakendshem e ndihma mjekesore nuk qe e nevojshme.

Alarmet e rreme per bomba nuk mund te quhen nje risi per Greqine, ku disa linja ajrore kane kaluar neper te tilla peripeci qe me pas, kane rezultuar trillime.

Autoritetet e aeroportit vendosen qe avioni ta rimerrte rrugetimin drejt Moskes disa ore me vone.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›