Dëbimi i romëve, Ministria e Punës: Në Sharrë janë 7 godina për strehimin e tyre
TIRANE – Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale reagoi sot në lidhje me çështjen e 37 familjeve rome që jetonin në barakat pranë ish-Parkut të Autobusëve në Rrugën e Kavajës. Ministria e Punës nënvizon se e ka ndjekur me përparësi çështjen e strehimit të romëve, duke vënë në dispozicion të tyre 7 godina në zonën e Sharrës.
Ministria e punës u bëri thirrje institucioneve që të mos ndërlikojnë situatën dhe të mos përdoren për qëllime politike.
Romët jetojnë prej mbrëmjes së të shtunës në trotuare, ku kanë improvizuar disa baraka, në mënyrë që të mbrohen nga dielli përvëlues i këtyre ditëve. Pas kësaj situate, ka pasur një deklaratë të Avokatit të Popullit, Igli Totozani, për marrjen e masave urgjente për strehimin e tyre.
“I kërkojmë Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që nëpërmjet shërbimeve të tyre sociale dhe programeve respektive për strehim dhe ndihmë, të paraqiten urgjentisht pranë familjeve të dëbuara, për të njohur dhe administruar nevojat emergjente të pjesëtarëve të tyre. Të marrin urgjentisht masa të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme emergjente dhe komplekse për këto familje, si dhe të marrin masat e duhura për të siguruar pa vonesë strehim të pranueshëm, në respekt të standardeve ndërkombëtare, të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor”, – u shpreh Totozani.
Një ditë më parë ka reaguar edhe kompania e ndërtimit “Park Construction Albania shpk”, e cila do bëjë në këtë zonë një objekt banimi. Sipas kompanisë, familjet rome nuk janë dëbuar, por ata janë larguar me dëshirën e tyre dhe kanë rënë dakord, dhe se për çdo familje disponon mandat-pagesën që kanë firmosur. Ndërkohë që ka hedhur akuza ndaj institucionit të Avokatit të Popullit se ka manipuluar të vërtetën.
“Avokati i Popullit, gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni të plotë të këtyre ngjarjeve, por në mënyrë të qëllimshme ka manipuluar me deklaratat e veta opinionin publik”- bëri të ditur kompania.
(er.nu/BalkanWeb)