Toponimet, lejohet kalimi i të gjithë fëmijëve të lindur në Greqi
KORCE - Lejohet kalimi i të gjithë fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi pa bërë përjashtime edhe në pikën kufitarë të Kapshticës. Konfirmimi vjen nga autoritetet shqiptare, sipas të cilëve kalimi pa probleme do të lejohet deri në javën e parë të shtatorit.
Fillimisht u bisedua për një afat deri më 25 Gusht, por pala shqiptare kërkoi shtyrje të këtij afati, duke vendosur përfundimisht si limit javën e parë të shtatorit.
Pas këtij afati pala greke do të vijojë sërish me kthimin e familjeve shqiptare në kufi, fëmijët e të cilëve kanë probleme me emërtimet në pasaportat e tyre.
Përgjatë këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të familjeve të kthyera për këtë shkak, sidomos për fëmijët e lindur në qytete të tjera të Greqisë, përveç Athinës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)