E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debimi i romeve sfide per themelet e BE-se

Muajin e kaluar Franca filloi riatdhesimin e romeve kryesisht ne Rumani dhe Bullgari.

Levizja e lire dhe kerkimi i nje jete me te mire ne pjese te tjera te Unionit jane ndoshta shenja dalluese kryesore te Bashkimit Evropian. Por ne Evropen e Nicolas Sarkozyse apo Silvio Berlusconit keto te drejta kane kufizimet dhe paradokset e veta. Debimi nga Franca i 1000 romeve muajin e kaluar ka nxjerre ne siperfaqe nje problem qe ekziston prej vitesh. Njeheresh ky problem po sfidon imazhin e Bashkimit Evropian si nje bastion i kufijve te hapur integrimit nderetnik dhe kunder diskriminimit. Ajo qe tronditi kontinentin ishte nje memorandum i Qeverise franceze ku romet theksoheshin ne vecanti bazuar ne perkatesine e tyre etnike. Ishte ky dokument qe shkaktoi revolten e eurokomisioneres se Drejtesise Vivian Rieding e cila i krahasoi debimet e romeve me trajtimin e hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ishte reagimi i eurokomisioneres qe shkaktoi debat te ashper mes presidentit francez Sarkozy dhe presidentit te Komisionit Jose Manuel Barroso dite me pare ne nje takim ne Bruksel. Barroso mbeshteti qendrimin e Riedingut se Franca ka shkelur ligjet evropiane. Pozicioni i Komisionit eshte i qarte dhe ligji i Unionit duhet respektuar. Ndalimi i diskriminimit bazuar ne etnine eshte nje nga vlerat themelore te BE-se. Komisioni Evropian do te beje cfare eshte e nevojshme qe te respektohet ky parim. Zevendespresidentja Rieding e ka bere te qarte dhe ajo ka mbeshtetjen e plote te te gjithe kolegeve dhe timen - tha Barroso. Tete mije rome jane debuar nga Franca gjate ketij viti derisa dhjete mije te tjere jane debuar ne vitin 2009. Por Franca nuk eshte e vetme. Ne vitin 2008 qeveria e Berlusconit ndezi debatin kur planifikoi te merrte shenjat e gishtave per pjesetaret e komunitetit rom pasi i deklaroi ata si kercenim per sigurine. Ndaj mbeshtetja e Berlusconit per Sarkozyne ne takimin e fundit ne Bruksel nuk ishte e papritur. Debime te romeve ka pasur dhe nga vendet skandinave drejt Rumanise. Politikanet si Sarkozy i justifikojne hapat e tyre me faktin se kampet e romeve jane kthyer ne burim te krimit te rruges dhe prostitucionit. Mbeshtetesit e komunitetit rom theksojne se kushtet e romeve ne Rumani e Bullgari jane shume te veshtira. Aktivistet kritikojne dhe Francen per hipokrizi qe nuk i jep ketij grupi qasje ne tregun e punes. Por Michel Mesard nga grupi Romeurope thote se gjendja e romeve ne France serish eshte me e mire se ajo me te cilen ata perballen ne Rumani. Ne Rumani ata nuk gjejne dot nje pune dhe nuk mund te sigurojne jetesen. Edhe ne France eshte e veshtire pasi nuk kane qasje ne tregun e punes. Megjithate ne France le te themi permes aktiviteteve ekonomike paralele ata mund te sigurojne te ardhura te mjaftueshme per te jetuar - thote Mesard. Richard Howeet anetar i Parlamentit Evropian nga labursitet britanike fajeson politikanet e partive kryesore qe kane nisur te kene tone raciste ne agjendat e tyre si menyre per te fituar votat. Jam i trembur se dhe ne vendin tim ne Britanine e Madhe ka nje rritje te se djathtes ekstreme. Duhet thene se partite kryesore kane nje pjese te pergjegjesise pasi ndonjehere ato apelojne ndonese ne menyre te koduar te sentimentet raciste. Ne Austri nje e treta e zgjedhesve votuan per ekstremin e djathte pasi partite kryesore ne nje menyre ose tjeter i kane legjitimuar keto grupime thote Howeet. Ne rastin e romeve ne France rreziku themelor qendron ne faktin se ajo kercenon te preke themelet e nderteses evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›