Aksident ne Lezhe perplasen tri makina

Tri automjete jane perplasur ne aksin rrugor Fushe-Kruje - Lezhe pasditen e djeshme si pasoje e nje parakalimi te gabuar nga i cili tre persona kane mbetur te plagosur. Sipas burimeve policore nje kamion ndersa ishte duke udhetuar ne afersi te kryqezimit te ishullit te Lezhes eshte perplasur me nje mjetit tjeter tip Fiat me targa te huaja dhe me pas nje mjet tjeter tip Mercedes-Benz eshte perfshire ne aksident. Nga aksidenti kane mbetur te plagosur rende drejtuesi i Fiatit Zef Lleshi 30 vjec dhe pasagjeri qe ushtonte se bashku me te Gezim Marku 35 vjec. Nje tjeter person eshte plagosur lehte si pasoje e aksidentit dhe te tre te lenduarit jane transportuar per ne spital per te marre ndihme mjekesore. Efektivat e policise se Lezhes kane shkuar ne vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qene nje parakalim i gabuar nga makina qe drejtohen nga 30-vjecari Lleshi.