Dëbimi, nënat rome në protestëme fëmijët para bashkisë
Të tjera rreth shkrimit Delijorgji dëboi romët nga barakat
TIRANE - Nëna rome me fëmijët e tyre për dore protestuan sot paradite para bashkisë për të kërkuar të drejtat e tyre pas dëbimit nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta.
“Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet”- ishin thirrjet e nënave dhe fëmijëve romë protestues, ndërsa mbanin në dorë pankarta të cilat kishin këtë mbishkrim.
Xheladin Taço, kreu i Federatës së romëve tha se ajo çka kërkojnë është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.
“Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të Federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqëndruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë por jo shteti shqiptar”- tha Xheladin Taço.
Mbi 37 familje që jetonin tek trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta janë dëbuar nga trualli dhe kanë ringritur kasollet në trotuarin, ngjitur me murin rrethues ku janë përzënë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)