E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbimi, romët protestë me fëmijë para bashkisë

Të tjera rreth shkrimit FOTO VD/Vendosin çadrat paba Bashkisë Reagon MP:Do strehohen në Sharrë Romët protestë në Sharrë: Duam bukë për kalamajtë, s'na lënë të punojmë Mihal Delijorgji i dëbon, romët ringrenë baraket në trotuar TIRANE - Nëna rome me fëmijët e tyre për dore protestuan sot paradite para dyerve të bashkisë së Tiranës për të kërkuar strehim pas dëbimit nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta. Më pas  ata janë vendosur tek lulishtja e sheshit "Skenderbej" e thonë se nuk largohen pa i gjetur zgjidhje. 

ORA 11:30 PROTESTA PARA DYERVE TE BASHKISE
Nëna rome me fëmijët e tyre për dore protestuan sot paradite para bashkisë për të kërkuar të drejtat e tyre pas dëbimit nga trualli i ish ndërmarrjes artistike,

“Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet”- ishin thirrjet e nënave dhe fëmijëve romë protestues, ndërsa mbanin në dorë pankarta të cilat kishin  këtë mbishkrim.
 
Xheladin Taço, kreu i Federatës së romëve tha se ajo çka kërkojnë është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.

“Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të Federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqëndruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë por jo shteti shqiptar”- tha Xheladin Taço.

ROMET NGRENE CADER TE LULISHTJA PERBALLE BASHKISE
Ora 14: 20 Të vendosur për të marrë një përgjigje nga bashkia ata deklarojnë se nuk do të largohen dhe janë vendosur në lulishten e sheshit Skënderbej, përballë bashkisë e thonë se nuk do të largohen.  
 
Brisilda Taço, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom thotë se janë  mbi 100 përfaqësues të komunitetit rom, kryesisht nëna e fëmijë të cilët janë dëbuar nga trualli tek Pallati me Shigjeta. Ata kanë ngritur edhe një çadër, ndërkohë që kanë nevojë për ushqime e ujë.
“Nuk do lëvizim derisa bashkia të reagojë. “- thonë ata.
 
Romët kishin tentuar të ngrinin një çadër të madhe për tu vendosur aty, por nuk janë lejuar nga bashkia.

Mbi 37 familje që jetonin tek trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta janë dëbuar nga trualli dhe kanë ringritur kasollet në trotuarin, ngjitur me murin rrethues ku janë përzënë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›