Venizelos: Kaluam 2/3 e krizës. Sturnaras: Shtrëngesa në limite
ATHINE-Shtrëngesa ka arritur në limitet e veta, në sensin e reduktimeve të pagave dhe pensioneve, thekson në një intervistë ministri grek i financave Janis Sturnaras dhe shton se sektori publik ka ende hapësira për uljen e shpenzimeve.
Sturnaras nuk i referohet reduktimit të borxhit dhe vlerëson se diskutimi për këtë çështje, mund të fillojë nisur nag treguesit që do të vihen re në muajin nëntor.
Ministri parashikon se “të ardhurat më të shumta do të vijnë në gjashtëmujorin e dytë”.
Ndërkaq gazeta britanike “The Independent” boton një intervistë me titullin: “Evangelos Venizelos, greku që e vuri dorën në zjarr, por ende e ndjen djegien”, ku zëvendëskryeministri grek deklaron se Greqia i ka kaluar dy të tretat e krizës, por ka ende akoma përpara një mal të lartë të ngjitur.
“Pas masave fiskale dhe me papunësinë në nivelin 60%, ajo që ka nevojë vendi është ndihma për zhvillimin e ekonomisë reale, jo më reduktime fiskale. Gjithashtu na nevojitet një valë të re investimesh direkte në Greqi, për një shtysë e re”, thekson nënkryetari i qeverisë greke.