Ambasadori i ri i Gjermanisë i dorëzon letrat kredenciale presidentit Nishani
TIRANE - Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, i paraqiti letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Ambasadori Hoffmann zëvendëson në këtë detyrë ambasadoren Carola Müller-Holtkemper, të cilës i ka përfunduar mandati më 1 korrik.
Hellmut Hoffmann shërben në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë prej vitit 1982. Katër vitet e fundit ai ka qenë drejtues i Përfaqësisë së Përhershme të Gjermanisë pranë Konferencës së Gjenevës për Carmatimin.
“Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera“,- tha Ambasadori Hoffmann gjatë bisedës me Presidentin Nishani.
Të dyja palët angazhohen për një bashkëpunim në partneritet të ngushtë në funksion të thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat.
Të paktën 7 ambasadorë e kanë përfunduar tashmë misionin e tyre diplomatik në Shqipëri dhe janë në pritje të zëvendësimit nga vendet e tyre respektive, ç’ka do të thotë se nga shtatori e tutje qeveria “Rama” do të duhet të bashkëpunojë me të tjerë diplomatë të shteteve mike.
I pari në “top-listën” e ambasadorëve që janë në pritje për të lënë “de jure” vendin tonë është Aleksandër Arvizu, përfaqësuesi i qeverisë amerikane në Tiranë. Sikundër është bërë tashmë e ditur ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Donald Lu, që aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi. Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashington.
Më parë ai është emëruar Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadorin e SHBA në Azerbajxhan nga 4 korrik 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar ende. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Pasuuesi i tij në këtë post do të jetë, Florian Raunig nga Austria. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013. Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza. Deri në tetor 2013, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrë.
Gjithashtu edhe ambasadorët e Maqedonisë (Vele Trpevski) dhe Estonisë (Andres Talvik) i kanë përfunduar mandatet e tyre diplomatike, respektivisht në datën 22 korrik 2013. Dy ditë më vonë, ka përfunduar mandatin e tij në Tiranë edhe ambasadori i Palestinës, Issam Massalha. Ndërkohë që pritje të largimit nga Shqipëria është edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky. Nga vendet e tyre respektive ende nuk janë bërë të ditura emrat e pasardhësve.
(er.nu/BalkanWeb)