E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora, MB: Situata në akset rrugore

Ndërsa dëbora ka zbardhur tërë vendin dhe sikundër situata vijon të jetë e rënduar, Ministria e Brëndshme bën të ditur rrugët të cilat janë të kalueshme. Bëhet e ditur se rrugët nacionale janë terësisht të kalueshme, me përjashtim të 500 metrave rrugë në komunën Dardhë.

Zëdhënësi i MB-së Fatmir Konja, me anë të një deklarate për shtyp bëri të ditur se vijon puna intensive për shpërndarjen e ndihmave dhe transportimin e të sëmurëve në zonat e izoluara nga dëbora.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar operacionet për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore kombëtare. Janë kryer fluturime dhe janë dërguar deri më tani tre tonë ushqime në Pukë, deklaroi Konja.

Ja situata në akset rrugore kombëtare sipas MB-së:

Qarku i Shkodrës, Rrethi Malësi e Madhe
Të gjitha akset rrugore të 5 njësive vendore (Bashkia Koplik, Komuna Qendër, Komuna Gruemirë, Komuna Shkrel dhe Komuna Kastrat), janë të zhbllokuara dhe qarkullohet lirshëm duke përfshirë rrugët nacionale dhe ato rurale si dhe vetë aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit. Po e njëjta situatë ndodhet edhe në Komunën Kelmend ku akset rrugore Rapshë-Tamarë, Tamarë-Selcë dhe Tamarë-Vukël janë të kalueshme, ndërsa vazhdon të jetë i bllokuar segmenti Selcë-Vermosh.

Rrethi Pukë
Rrugët  nacionale të kalueshme me zinxhir janë akset: Shkodër Pukë, Fushë Arrëz – Pukë, Pukë – Qafë Qelë, Kryqëzim Hadroj – Qafë Benë.
Eshtë bërë e mundur hapja e segmenteve: Bardhet (Komuna Qafë Mali) – Lak Roshi, Bardhet – Orosh (segment i rrugës Bardhet – Iballë) dhe Lumbardh – Tuç.
Po punohet aktualisht në këto rrugë:
Rruga Qelëz është hapur 5 km nga 8.8 km
Rruga Iballës hapur 10 km nga 32 km
Rruga Shllak është hapur 15 km nga 26 km
Rruga Dugagjin është hapur 22km nga 76 km
Rruga Tamar Vermosh është hapur 7km nga 36 km

Qarku Kukës

Rruga e Kombit është tërësisht e hapur në 4 korsitë, lëvizet pa vështirësi.
E hapur pjesa më e madhe e segmentit Kukës Bushtricë (mbeten 2 km deri në destinacion)
Hapur segmenti Kukës Shën Mëri deri në fshatin Dhesh.
Hapur segmenti Kukës Krum Q. Prush deri në afërsi të Kamit.
Funksionon segmenti Qafë Morinë Bajram Curri dhe segmenti Fierzë Bajram Curri. Janë të komunikueshme qendrat e komunave: Topojan, Tërthore, Bicaj, Shtiqën, Kolsh, Malzi, Krumë, Ginaj, Fajzë, Golaj, Fierzë, Bujan, Margegaj, Tropojë fshat.

Qarku Dibër

Aksi nacional Tiranë Burrel Bulqiz Peshkopi është i hapur dhe qarkullohet.
Aksi nacional Peshkopi Qafë Buall është i qarkullueshëm në dy kalime nga automjete të pajisura me zinxhirë.
Aksi nacional Ura e Skurajve – Qafë Buall është i qarkullueshëm nga automjetet.
Aksi nacional Qafë Buall Krastë Martanesh i kalueshëm nga automjetet me zinxhirë.
Aksi rrugor Muhurr komuna Arras është i qarkullueshëm nga automjetet të pajisura me zinxhirë.
Vazhdon punën për çeljen e rrugës nga Kastrioti Komuna Fushë Çidhën. Rruga është hapur deri në në fshatin Lakas.
Është i kalueshëm segmenti rrugor Koben – deri në afërsi të fshatit Palaman.
Në segmentin rrugor Kala e Dodës Vleshë – Sllovë po punohet dhe është hapur rruga deri në komunën Sllovë.
Në komunën Luzni, rrethi Dibër. Është hapur rruga deri në fshatin Lishan i Epërm.
Vazhdon puna për çeljet e rrugëve të brendshme të komunave Fushë Bulqizë, Krastë, Zerqan të rrethit të Bulqizës.

Qarku Korçë

Sot të gjitha akset nacionale dhe rajonale janë të hapura. Të gjitha qëndrat e komunave janë të hapura, me përjashtim të qendrës komunës Dardhë ku mbeten 500 metrat e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›