E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, Seiti: S`ka gjendje emergjence

Xhafer Seiti

Pavarësisht se policia e shtetit ka raportuar për disa akse rrugore të bllokuara në jug dhe në veri të vendit nga reshjet e dëborës. Vendi ynë nuk është në gjendje emergjence siç po ndodh në vende të tjera të Evropës, këtë deklaratë e bëri drejtori operacional i Emergjencave Civile Xhaferr Seiti.

Sesi theksoi se shumë komuna në disa rrethe vazhdojnë të jenë të bllokuara, megjithëse po punohet për hapjen e tyre. Në rang vendi vazhdojnë të jenë 33 komuna të bllokuara nga 39 që ishin një ditë më parë, u shpreh Seiti, ndërkohë që ka siguruar që këto zona po furnizohen me ilaçe dhe ushqime.

Për më shumë se një javë, veri dhe juglindja e vendit, janë të pushtuar nga dëbora. Situata paraqitet ende e rënduar për shkak të vijimësisë së reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›