Dëbora, bllokohen furgonat në Qafën e Malit

Shtatë furgona me pasagjerë janë bllokuar sot në Qafën e Malit si pasojë e një orteku dëbore. Sipas informacioneve 60 persona ku mes tyre ka dhe gra dhe fëmijë ndodhen që nga ora 12:00 të mesditës së sotme të bllokuar në aksin rrugor Fierzë-Qafë e Malit.
Mësohet se furgonat nuk mund të lëvizin pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Ndërkohë mësohet se vetë pasagjerët po përpiqen me lopata të hapin rrugën pasi fadromat ende nuk kanë arritur. Ndërkaq të 60 personat ende ndohen në të ftohtë ku temperaturat shënojnë -8 gradë Celsius dhe ende nuk është bërë asgjë për t'i ndihmuar.