E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorë,makina del nga rruga, 1 i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë të plagosur tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku makina tip benz me targa TR 6654 J ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë e aksidentit ka vdekur drejtuesi i mjetit dhe janë plagosur 3 të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Menjëherë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›