Poni: Emigrantët të tërheqin pasaportat para largimit nga vendi
Personat qe kane aplikuar per dokumentat biometrike te identifikimit perpara dates 25 dhjetor 2009, duhet patjeter ti terheqin ato pasi nuk mund te largohen nga vendi. Zv.ministri i Brendshem Ferdinand Poni sqaroi se aplikimet perpara Krishtlindjeve jane hedhur ne sistem, cka i ben te pavlefshme pasaportat e meparshme.
"Cdo pasaporte e bere para Krishtlindjeve, dhe qe jane prodhuar, jane
hedhur ne sistem qytetaret duhet ti kene ato per te pasur nje kalim
normal ne pikat e kalimit, apo dhe per te perfituar sherbime publike ne
rastin e leternjoftimeve. Pra, duhet ta paraqesin leternjoftimin, nuk ka
me certifikate me fotografi", tha Poni.
Poni thote se ka nje fluks ne rritje te aplikimit per dokumentat e
identifikimit. Ne gjithe vendin kane aplikuar mbi 380 mije shtetas per
pasaporten biometrike dhe rreth 1 mln e 800 mije shtetas kane aplikuar
per leternjoftimin biometrik.
"Procesi i aplikimit, prodhimit dhe shperndarjes se dokumentave te
identitetit, vazhdon me ritme shume te kenaqshme dhe shume intensive.
Numri total i aplikimeve deri ne 31.12.2009 eshte 388.569 per pasaporte,
dhe per leternjoftim 1.844.876 dhe perkatesisht jane terhequr 277.968
dhe 1.633.136 dokumenta, pra, pasaporta dhe leternjoftim elektronik. Sic
mund ta vini re ne kemi nje shqetesim, ka nje numer relativisht te madh
te dokumenteve te prodhuara qe jane disponibel per qytetaret ne zyrat
tona te shperndarjes qe nuk jane terhequr", vijoi Poni.
Denada Shkodrani