E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora dhe Klaudia: Inzaget, cfare pasioni!

Njera italiane dhe tjetra paraguajane. Te perbashket, vec faktit qe jane yll te bukura, kane edhe ceshtjet e zemres. Flasim per Debora Salvalaxho dhe Klaudia Galanti. E para e ka bere Simone Inzagin te humbase koken, e dyta vellait Pipo. Te dyja tregojne per "Chi" detaje te historise se tyre. Dhe dalin disa diferenca. Mes 22-vjecares Salvalaxho dhe Simones historia ka marre fund. "Nuk isha e dashuruar. Ose me mire, nuk ishte nje histori e rendesishme. U ndame perpara se te nisesha per tek "Ishulli i te famshmeve". Pata thene se ishim te fejuar, por beja blof. Kisha frike se mos dyshohej per nje histori me Francesko Kokon. Simone u kthye tek une, por jo une tek ai. Jam e re, kam deshire te defrehem. Ai eshte me i madh dhe ka nje djale". Me mire Mateo Ferrari, tregon Debora. "Qe kur u ndame, nuk kam mundur te dashurohem me. Me te kam nje raport te mire. Sigurisht qe Aida Jespika nuk eshte nje mikesha ime". Me romantike 26-vjecarja Klaudia. "Pipo eshte nje djale i mire dhe di se si joshet nje femer. Kur e kam njohur, nuk e dija se ishte futbollist. E kam takuar ne nje lokal ne Milano dhe ai u afrua me mua. Pushimet e pashkeve bashke? No Comment. Kam qene ne Milano Maritima, por nuk e them se me ke".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›