E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasano dhe lojtarja e vaterpolit jane miq

Tani flet babai. Pas lajmit te bujshem se 400 trendafila i jane dhene vajzes se tij nga ana e Antoni Kasanon, e merr fjalen babai i shtatembedhjetevjecares lojtare vaterpoli nga Nervi. Prindi, i shqetesuar per publicitetin qe mund te demtoje vajzen, nderhyn me sparkate dhe pastron zonen nga dyshimet: "Vajza ime (C.M) dhe Kasano jane vetem miq, tregon per "Secoli XIX", dhe jane njohur pak kohe me pare ne piceri. Edhe une e kam njohur Kasanon. Me duket nje djale shume simpatik. Dua te theksoj se mes tyre nuk ka asgje, njihen dhe frekuentohen. Eshte nje miqesi ashtu sic mund te jete mes dy femijeve te moshes se tyre. Por nga ketu, e deri te sajesat ka shume hendek". Ne Nervi keto dite flitet per gje tjeter. Ai e josh si nje xhentelmen i koherave te vjetra, eshte galant, i sjellshem, e pret jashte pishines si dhe jashte shkolles (vajza frekuenton shkollen e mesme). Vetem nje miqesi per babane. Dicka me shume per vezhguesit e zones. Kush do te kete te drejte. Pergjigjen do ta marrim ne tufen tjeter te trendafilave...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›