E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te largohet presidenti Duka

Kane reaguar edhe tifozet kuqezi nepermjet faqes se tyre zyrtare te internetit. Tifo-grupi me i madh i Kombetares, tifozet kuqezi, nepermjet nje komunikate per shtyp kane shprehur shqetesimin e tyre rreth situates se fundit te krijuar ne futbollin shqiptar, por ata nuk ndalen me kaq. Pas parullave neper stadiume, ata perserisin kerkesen e tyre per doreheqjen e Armand Dukes nga kreu i FSHF-se, si dhe kembengulin krijimin e nje lige mbareshqiptare, ku te militojne klube nga Shqiperia dhe Kosova. Kjo levizje do te evitonte keshtu krijimin e dy perfaqesueseve te ndryshme shqiptare dhe kosovare. Tifozet kuqezi shprehen me shqetesim per situaten e krijuar dhe kerkojne nje zgjidhje sa me te shpejte, pasi nuk mund t'i konceptojne eliminatoret pa prezencen e Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›