Dëbora dhe akulli ngrijnë vendin, pezullohet mësimi në zonat e thella
Reshjet e dëborës që përfshinë vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme kanë bllokuar rrugë dhe komuna nga veriu në jug.
Mësohet se shkak i dëborës së dendur janë mbyllur shkollat në Pukë, ndërsa në Kukës trashësia e dëborës ka arritur mbi gjysmë metër. Ndërsa fshtatrat dhe komunat e Dibrës janë bllokuar nga dëbora. Po ashtu janë bllokuar edhe fshtatrat e Tepelenës.
Segmenti Morinë-Klimash kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa Qafa Kërraba mbetet e bllokuar që prej natës së mbrëmshme.
Në juglindje të vendit situata paraqitet e njejtë, në segmentin Korçë-Pogradec, Gjirokastër-Sarandë, Voskopojë-Dardhë Qafë Qarr dhe Qafë Thanë lëvizja kryhet vetëm më zinxhirë.
Shkrime të tjera me interes:
- Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
- Rikthehet acari, komunat e thella mes izolimit dhe mungesës së energjisë Rikthimi i temperaturave nën zero gradë ka risjellë edhe problematikën...
- Krujë- Dëbora bllokon zonat e thella, problem furnizimi me ushqime Krujë- Moti i keq i ditëve të fundit ka bllokuar...