Kuvendi, sot hiqet imuniteti i 3 deputetëve
TIRANE- Parlamenti pritet t’i heqë sot, imunitetin 3 deputetëve socialistë që do të hetohen nga Prokuroria për ngjarjen e 21 janarit.
Ashtu siç edhe është deklaruar nga kreu i PS-së, Edi Rama, vetë grupi parlamentar i PS-së do të votojë sot, “pro” heqjes së imunitetit për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën.
Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Këshillit të Mandateve do t’u shpërndahet deputeteve gjatë seancës së sotme.
Më pas, fjala do t’u jepet me radhë deputetëve Balla, Doshi dhe Baraj, ndaj të cilëve është paraqitur kërkesa.
Ata do të japin shpjegime ose mund t’iu përgjigjen dhe pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk do të jetë objekt i diskutimit.
Ndërsa në fund do të votohet fshehtas për heqjen e imunitetit. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi autorizim për 3 deputetët nën akuzën për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
GJYKATA ADMINISTRATIVE
Në frymën e konsensusit PS-PD pritet të miratojnë edhe ligjin për Gjykatën Administrative. Ndërkaq, në kalendar janë përfshirë dhe ligji për shëndetin mendor, kredia për rrugën Tiranë-Elbasan si dhe plotësimi i vendeve vakante në institucione.
(el.me/GSH/BalkanWeb)