Dëbora fiton në Korçë, shtyhet Skënderbeu-Teuta
Moti
Në Korçë triumfon dëbora. Ndeshja tjetër, e planifikuar për të shtunën, ajo mes Skënderbeut dhe Teutës, nuk është luajtur. Shkak për këtë është bërë bora e madhe që ka rënë në Korçë, sidomos dje, nga ora 10:00-14:00, e cila ka zbardhur gjithçka. Për pasojë, fusha e stadiumit të qytetit juglindor nuk i përmbushte kushtet për t’u luajtur futboll, kështu që FSHF-ja ka vendosur që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër. Në të vërtetë, në fushën e stadiumit të Skënderbeut, ka qenë vërtet e pamundur që të luhej. Kjo është hera e dytë, që një ndeshje e kampionatit shqiptar, e parashikuar për t’u luajtur në këtë stadium, është shtyrë po për të njëjtën arsye. Bëhet fjalë për takimin mes Skënderbeut dhe Dinamos, e cila u luajt vetëm dy javë më parë. Gjithsesi, tashmë pritet një vendim i FSHF-së, për të saktësuar datën se kur do të luhet kjo përballje mes Skënderbeut dhe Teutës.
#