E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora izolon juglindjen e vendit

Të bllokuara nga bora janë akset rrugore Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec-Krumë-Bajram Curri, etj. Ndërkaq me zinxhirë kalohet aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit.

Probleme nga reshjet e dëborës janë shfaqur edhe brenda në qytetin e Kukësit, ku trashësia e dëborës arrin në 20 cm. Ndërkohë, erërat e forta kanë shkaktuar probleme edhe me linjat e energjisë.

Në Pukë rezultojnë të izoluar 72 fshatra, dhe me rrezikshmëri janë akset Qafë Mali-Kukës, Pukë-Fushë Arrëz. Në komunat e Dibrës trashësia e dëborës arrin në 40 centimetra në disa zona. Aksi Peshkopi-Klos kalohet vetëm me zinxhirë. /start/

                                                                                             2011-01-23 09:22
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›