E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja gati vleresimi i demeve

/ /

Drejtori i pergjithshem i Emergjencave Civile Alfred Olli deklaroi se diten e hene nisin nga puna grupet e verifikimit dhe te vleresimit te demeve per zonat e permbytura  ne kete qark. Gjate nje takimi te zhvilluar dje me drejtuesit lokale te qarkut Shkoder Olli u shpreh se ne ndryshim nga nje vit me pare ku grupet e punes drejtoheshin nga specialistet e keshillit te qarkut kesaj radhe do te jene eksperte te ministrive te linjes te cilet do te udheheqin grupet e punes.
Keto grupe pune duhet te fillojne verifikimin ne terren diten e hene. Prioritar do te jete verifikimi dhe percaktimi i shumave qe do te perfitojne familjet e demtuara se pari ne pajisje dhe orendi shtepiake qe jane edhe nevojat kryesore te banoreve u shpreh Olli. Koha e percaktuar nga qeveria per keto kategori demesh mendohet te jete jo me shume se 20 dite. Ndersa ne lidhje me demtimet ne bujqesi puna duhet te perfundoje jo me vone se 30 dite duke filluar qe nga dita e hene. Kjo ka qene edhe porosia kryesore qe Olli u percolli perfaqesuesve te njesive vendore ne mbledhjen e dites se djeshme. Se pari do te nise puna ne komunat ku demtimet ishin me te medha nga permbytjet si ajo e Dajcit Berdices Velipojes dhe Bushatit. Nderkohe qe ne zonat ku uji nuk eshte larguar akoma Olli sqaroi se nuk ka ndonje problem serioz dhe se puna e grupeve te vleresimit do te perfundoje njekohesisht ne te gjitha komunat dhe bashkite e qarkut Shkoder. Njekohesisht sipas vendimit te fundit te miratuar nga qeveria kesaj radhe keshilli i qarkut do te jete vetem ne rolin e vezhguesit ne mbarevajtjen e procesit te verifikimit dhe te hartimit te listave te familjeve perfituese. Afati perfundimtar kur keto grupe duhet te kene mbaruar te gjithe procesin e verifikimit te demeve eshte caktuar 6 shkurti. Me tej faturat perkatese do te dergohen ne ministrite perkatese nga ku qeveria do te miratoje shumen perfundimtare qe duhet per te demshperblyer familjet e demtuara nga permbytjet. Familjet e demtuara kane kerkuar prej kohesh demshperblim pasi te gjitha orendite e tyre shtepiake u jane demtuar ndersa tokat kane pesuar deme te konsiderueshme shkak per te cilin ata nuk munden as te mbjellin.

SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›