E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora izolon komuna në Veri, vështirësi në disa akse

TIRANE-Reshje bore të rëna me instensitet gjatë natës duke zbardhur dita e sotme kanë sjellë izolim të disa komunave në Kukës, Pukë e Dibër, ndërsa është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në disa akse.

Sot paradite mësohet se rezultojnë të izoluara të gjitha komunat në Dibër e Kukës.
Ndërkohë të bllokuara nga bora janë akset rrugore Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec-Krumë-B.Curri. Me zinxhirë aktualisht kalohet Kukës-Tuneli i Kalimashit.

Por, problemet nga bora kanë përfshirë dhe qytetin e Kukësit. Në qytet shtresa e borës arrin në 20 cm. Erërat që kanë fryrë gjatë natës kanë shkaktuar probleme me linjat e energjisë. Mësohet se sot 2 lagje janë pa energji elektrike.

Ndërkohë reshjet e borës kanë izoluar dhe 72 fshatra në Pukë. Probleme në qarkulllim ku dhe paraqitet rrezikshmëri janë akset Qafë Mali-Kukës, Pukë-Fushë Arrëz.
Ndërkohë bora kazbardhur zonat e Peshkopisë e BUlqizës ku shtresa e bardhë arrin deri në 40 cm. Mësohet se Peshkopi-Klos qarkullimi bëhet vetëm më zinxhirë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›