E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehra te Napolit dalin ne ...ankand!

Nje njoftim qe propozon shitjen e mbeturinave nga rajoni i Kampanias, rajoni i Napolit, qe eshte pushtuar nga 100 000 tone plehra gjate krizes se fundit te tyre, ka dale on line sot ne faqen internet te shitjeve ne ankand eBay. "Pazar i mire: Shesim plehra te Kampanias te mbledhura qe prej 30 ditesh, te tipit dhe volumeve te ndryshme", thuhej ne njoftimin e shoqeruar me fotografi qe tregonin grumbuj te medhenj plehrash te grumbulluar neper rruget e Torre Annunziatas, nje lokalitet prane Napolit. "Blini me shumice, shpenzimet e transportit do te paguhen njeheresh. Faleminderit!", vijonte teksti qe denoncon ata "qe perfitojne nga kriza", "ne emer te femijeve qe thithin kete ajer dhe shkojne ne shkolle ne mes te plehrave". Plehrat e nxjerra ne shitje me cmimin 0,99 euro, pa saktesuar sasine e shitur, mund te blihen edhe per nente dite te tjera. Me shume se 110.000 tone mbeturina jane grumbulluar ne Napoli dhe rrethinat e tij qe prej fundvitit, por qe prej te enjtes situata eshte permiresuar. Mirepo pastrimi i tyre nga ushtaret, dhe transporti ne rajone te tjera italiane mund te shkaktoje tensione te reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›