Dëbora, mbyllet kalimi i kamioneve në kufirin Kosovë - Mali i Zi
PRISHTINE- Reshjet e dëborës janë shënuar edhe në Kosovë. Policia njofton se vendkalimi kufitar Kosovë-Mali i Zi është i ndaluar për kamionët që nga ora 04:00 e mëngjesit të sotëm, ndërsa autobusët dhe veturat mund të kalojnë vetëm nëse janë të pajisur me zinxhirë. Mësohet se aktualisht rrugët e terrorit të Kosovës janë të kalueshme por udhëzohen drejtuesit e automjeteve të mos lëvizin pa pajisje dimërore në automjetet e tyre.
(s.g/BalkanWeb)