Moti i keq perfshin vendin

Ne disa rajone te vendit jane shkaktuar permbytje jo shume te renda nderkohe qe probleme me serioze jane paraqitur ne portin e Durresit, ku deti si pasoje e stuhise ke qene deri ne tete balle.
Shpejtësia e erës në të gdhirë ka arritur në 130 km/orë. Kjo ka shkaktuar probleme serioze si ne det ku ishin ankoruar anijet ashtu edhe ne port ku ishin depozituar mallrat e tregtareve.
Si pasoje e eres se forte trageti "Aurelia" i linjës Bari-Durrës, gjatë manovrimeve per tu ankoruar në terminalin e trageteve ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar nga vendi dhe nuk ka mundur të ankorohet.
Gjatë lëvizjes së tij në mëshirë të erës, trageti eshte perplasur ne molin e peshkarexhave me disda anije te vogla peshkimi duke shkaktuar shkaterrimin dhe mbytjen e dy prej tyre si demtimin e shtate te tjerave.
Levizja e pakontrolluar e tragetit ka shkaktuar nderkohe panik tek 200 pasagjeret që udhëtonin me këtë traget. Tmerri ka vazhduar për më shumë se tre orë derisa ekuipazhi ka arritur ta kontrollojë më në fund lëvizjen e tragetit dhe e ka ankoruar atë me ndihmën edhe të mjeteve të shpëtimit detar, që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Pas tre orë ankthi më në fund pasagjerët e tragetit kanë zbritur në tokë dhe asnjeri prej tyre nuk ëhtë i lënduar. Po kështu edhe peshkatarët si dhe pronarët e peshkarexhave të mbytura dhe atyre të dëmtuara nuk janë lënduar pasi nuk kanë qenë në varka në momentin e përplasjes së tragetit tek to.
Kjo ngjarje ka vënë në alrm të gjithë flotën e peshkimit ku të gjithë peshkatarët durrsakë janë revoltuar me atë që ndodhi dhe presin që autoritetet portuale të bëjnë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.
Nga të dhënat paraprake mendohet se dëmi llogaritet deri në 300 mijë euro por gjithcka pritet të vlrësohet nga komisioni i posacëm i ngritur për këtë qëllim.
Pronarët e motopeshkatoreve të mbytura dhe të atyre të dëmtuara kërkojnë demshpërblimin e menjëhershëm për dëmin që ju shkaktua dhe fajësojnë kapitenerinë e portit të Durrësit që ka lejuar tragetin të ankorohet megjithëse era ishte shumë e fortë.