E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologet: Ulje e ndjeshme e temperaturave

Meteorologet e Sherbimit te Forcave Ajrore parashikojne vazhdimesi te motit te paqendrueshem por me reshje dhe ere me pak te fuqishme se ajo qe shoqeroi naten e shkuar.

Gjate dites se sotme temperaturat pritet te vazhdojne te bien me 7 grade celcius duke filluar nga mesdita.

Gjate nates se kaluar ka pasur reshje te dendura shiu, me shume reshje jane regjistruar ne Shkoder, ku gjate nates kane rene 90 milimetra ndersa ne Gjirokaster 86 milimetra.

Nderkohe ne zonat malore reshjet ishin ne formen e debores dhe ne keto momente debora eshte duke rene ethuajse ne te gjitha zonat malore te vendit.

Nderkohe reshje debore parashikohen edhe ne pjesen juglindore te vendit, si ne Korce, Erseke. Sherbimi Meteorologjik i Forcave Ajrore parashikon renie te temepraturave edhe per diten e neserme ne dy grade celcius, nderkohe qe permiresim te motit dhe rritje te temperaturave do te kemi diten e marte, kur temperaturat pritet te kapin shifrat maksimale deri ne 19 grade.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›