Dëbora në Itali, mbyllet Koloseumi
Gjatë 24 orëve të fundit, Italia është kapluar nga bora dhe i ftohti i madh.
Ka qënë kjo arsyeja që kanë shtyrë autoritetet të mbyllin Koloseumin e famshëm në Romë dhe rrethinat e vjetra antike të Forumit Romak.
Autoritetet kanë deklaruar se shtresat e mëdha të akullit, mund të shkaktojnë incidente tek vizitorët, ndaj është parë më e arsyeshme që të shtyhet afati kohor sa i takon vizitave.
Dëbora e cila ka arritur deri në 40 centimetra ka zbardhur monumentet historike përfshirë edhe Fontanën Trevi dhe sheshin e Shën Pjetrit.