E zënë poshtë pllakat, vdes roja i mermerit
Një 54-vjeçar ka humbur jetën në punë, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj punëdhënsit të tij.
Agron Zeqo, 54 vjeç, roje i fabrikës së mermerit në lagjen Sheq i madh të Fierit, ka gjeur vdekjen pasi e kanë zënë poshtë pllakat e mermerit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së të enjtes, ndërsa sot ka nisur procedimi penal në ngarkim të pronarit të fabrikës, A.T., 50 vjeç.
Sipas policisë, pronari do të ndiqet në gjendje të lirë për Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. / K. Thana