E Diel, 1 Nëntor 2026

Monika Kryemadhi: Meta mund të bëhet pedagog shumë i mirë tek Ekonomiku

Share

Vajza nuk shkoi një javë në shkollë sepse e ngacmonin fëmijët

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kreut të LSI, Ilir Meta, ka folur për GSH në lidhje me gjyqin e Metës dhe përjetimet e familjes. Ajo ka thënë se fëmijët e saj janë ngacmuar për këtë çështje dhe ngacmimet kanë qenë shumë të rënda. Vajza ime e madhe nuk shkoi në shkollë për një javë pas një ngacmimi që i bënë në shkollë, tha Kryemadhi. Ajo u shpreh se vizita e Berishës në shtëpinë e tyre dy ditë përpara dhënies së vendimit ishte një rastësi. Thotë se i ka gatuar supë me kungull dhe mish me kumbulla. Sipas Kryemadhit, në darkë nuk është folur aspak për vendimin, por kryesisht për fëmijët. Kryemadhi thotë se është shumë mirë me shëndet ndryshe nga sa spekulohet se është sëmurë për shkak se ka kohë që nuk shfaqet në media. Ajo shton se do e pinte një kafe me Ina Ramën kur ajo të jetë një qytetare e thjeshtë, për ti sqaruar disa gjëra. Bashkëshortja e Metës shton edhe se Meta nuk mund të jetë më në krye të LSI pasi ia ndalon statuti. Ajo deklaron se Meta mund të jetë një pedagog shumë i mirë në fakultetin ekonomik. Megjithatë Kryemadhi shprehet se Meta është shumë i ri për tu tërhequr nga politika. Kryemadhi thotë se gjysma e deputetëve të PS e kanë uruar Metën pas vendimit. Vetë ajo nuk pranon se do ishte pjesë e mazhorancës pasi është natyrë që nuk bën kompromise. Do jem shumë radikale, e pasuportueshme për të tjerët, thotë ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›