Debora ne Kine

Dëbora ka mbuluar një pjesë të madhe të qyteteve në veri të Kinës dhe pritet që ky fenomen të ndikojë dhe në pastrimin e ajrit.
Edhe kryeqyteti Pekin është mbuluar nga dëbora edhe pse reshjet nuk kanë qenë të dendura.
Agjencia metereologjike në Pekin ka vënë nivelin e tretë të alarmit pasi një pjesë e rrugëve kryesore janë bllokuar nga ngricat. Gjithashtu janë anuluar dhe 38 fluturime.
Dëbora pritet të përmirësojë cilësinë e ajrit ndotja e të cilit është në nivele të rrezikshme pas problemeve në vend prej smogut.