Rama Ndarja e mandateve te deputeteve ne KQZ
Edhe pse ka ftuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për bashkëpunim politik, kryetari i Partisë Socialiste ka lëshuar një batutë të hidhur në adresë të kësaj force politike. Rama ironizoi, kur u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e një eksponenti të LSI-së, sipas të cilit mes dy partive të mëdha, ka një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e mandateve për deputet, sipas variatit të propozuar nga KQZ.
"Çdo parti e vogël përpiqet të bëhet e madhe duke akuzuar partitë e mëdha. Nuk ka asnjë marrëveshje me PD për ndarjen e zonave zgjedhore", tha ai. Sa i takon rishpërndarjes së mandateve, për Ramën vendimi merret në KQZ dhe jo në Kuvend. Në rradhët e deputetëve socialistë ka lindur debati mbi hartimin e lisëtës së kandidatëve për deputetë, por kryesocialisti e anashkalon tërësisht.
Kryesia e PS
Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj ku diskutoi lidhur me organizimin e strukturave socialistë në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në rend dite u përfshinë çështjet që kanë të bëjnë me strategjinë e komunikimit që do të ndjekë kampi rozë në vazhdim, verifikimi i listave të votuesve. Çështjet e tjera që u diskutuan kishin të bënin me fushatën që do fillojë së shpejti dhe situata e përgatitjes së zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përveç agjendës, kryesia vendosi që të thirre në 26 jana në takim anëtarët e asamblesë kombëtare të PS.