E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora ne SHBA rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga stuhia e dëborës në SHBA, e cila tani po i drejtohet verilindjes së SHBA, pasi ndërpreu Krishtlindjen në zonën qendrore. Disa shtete në Nju England janë pushtuar nga reshje të dendura dëbore, teksa trashësia e saj në Massachusetts i ka kaluar 30 cm, sipas zyrtarëve të motit.

Disa fluturime janë ulur, por janë raportuar incidente rrugore, ndërkohë që stuhia kaloi përmes qendrës së kontinentit amerikan. U raportuan gjithashtu 34 tornado në zonat jugore, gjatë ditës së Krishtlindjes.

Në Coudersport të Pennsylvania, ku stuhia është larguar tashmë, Shërbimi Kombëtar i Motit ka raportuar 38 cm borë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›