Rusia presion Assadit Te bisedoje me opoziten
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka urdhëruar qeverinë siriane që të jetë e gatshme për dialog me opozitën, me synimin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin 21 mujor që ka shkaktuar shumë viktima civile. Gjatë takimit me homologun e tij sirian ai tha se është koha që qeveria siriane të bëjë hapa konkrete për gjetjen e një zgjidhjeje. I dërguari special i OKB-së, Lakdar Brahimi pritet të shkojë në Moskë në 29 dhjetor ku do të diskutojë për rezultatet e vizitës së tij pesë ditore në Damask.
Rusia gjithashtu ka ftuar në Moskë edhe kreun e këshillit kombëtar të opozitës siriane, duke dëshmuar nëj gatishëmri të Kremlinit për të ndihmuar Brahimin në arritjen e një zgjidhjeje.
Rusia shpesh ka kritikuar perëndimin për mbështetjen ndaj Këshillit Kombëtar sirian që synon rrëzimin e presidentit Assad. Brahimi i cili bën thirrje për një qeveri koalicioni deri në zgjedhjet e ardhshme në vend po përpiqet për vendosjen e një armëpushimi në Siri ku më shumë se 44 mijë persona janë vrarë në revoltën kundër pushtetit prej 4 dekadash të familjes së Asad.
Roli që pikërisht ky i fundit dhe anëtarë të qeverisë së tij mund të luajnë në këtë qeveri tranzicioni, e vendosur në një marrëveshje në Gjenevë gjashtë muaj më parë ka ndarë fuqitë e mëdha.
Fuqitë e mëdha mendojnë se Rusia ka një impakt shumë të rëndësishëm tek Asad për këtë arsye roli i saj shihet si vendimtar në bisedimet për paqen.