E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora përkeqëson gjendjen, ja akset problematike

Policia e Shtetit pasqyroi të dhënat më të fundit mbi gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të dendura të dëborës së mbrëmjes së të premtes deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas këtyre të dhënave të shumicën e zonave me dëborë rrugët janë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë teksa në shumë të tjera është i pamundur qarkullimi. Ja akset problematike:

Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë  me vështirësi,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i  kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4.    aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm,
6.    aksi Krumë – B. Curri  i pa kalushëm,
7.    aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8.    aksi Kukës - Topojan  i pakalueshëm,
9.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës  në 150 cm në Tropojë.
Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për
pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale
në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.    aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4.    aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.    aksi Peshkopi – Muhurr – Arras  i pakalueshëm,
7.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.    aksi Steblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm  me zinxhirë,
4.    aksi Qafë Çelë - Pukë -  Fushë Arrës i pakalueshëm,
5.    aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6.    aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9.    akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
10.    akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11.    aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
12.    aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet
në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes
së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2.    aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës  i pakalueshëm,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore.
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e
automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve,
për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:

1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

1.    aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
2.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

Situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë  - Qafë Thanë i  kalueshëm me zinxhirë,
1.    aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë
janë të pakalueshëm,
2.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i  pakalueshëm,
3.    aksi Korçë – Goricë  i  pakalueshëm,
Temperaturat  vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:

1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Momentalisht  ka  reshje dëbore në Llogara. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

/Start/

                                                                                             2012-02-11 11:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›