Greqia mban frymën, Miratoni masat, ose do të rrënohemi
Greqi- Tragjedia e financave greke duket se po përjeton aktin e saj final, ndoshta edhe më drithëruesin e historisë së saj. Tani Greqia gjendet përballë presionit të Brukselit për të miratuar, nesër në Parlament kërkesat shtesë në këmbim të zhbllokimit të kredisë 130 miliardë euroshe, jetike për Greqinë. Dhe nga ana tjetër qëndron populli i zëmeruar, mbi të cilin po rëndojnë masat e ashpra ekonomike.
Ndërkaq në një presion që sa vjen e rritet dy partitë e koalicionit qeveriar kanë bërë thirrje për miratim të masave, pasi në të kundërt vendi do të rrënohej.
Duhet të votojmë paketën e masave, ndryshe vendi do të shkaterrohet deklaruan ata.
Kryeministri i qeverisë teknike, Papadhimos ka deklaruar, pas dorëheqjes së disa ministrave ditën e djeshme, se masat duhet të miratohen me çdo kusht.
Kush nuk është dakord, nuk ka vend në qeveri, sepse falimentimi është i njejtë me kaosin dhe katastrofen- tha Papadhimos.
Ish-kryeminsitri i vendit, Papandreu ka shtuar në mbledhjen e qeverisë se Greqia po privilegjohet shumë nga vendet e eurogrupit.
As Afrika e varfër dhe as Amerika Latine nuk kanë pasur një trajtim kaq të privilegjuar- tha Papandreu.
Nesër parlameti grek duhet të miratojë kërkesat shtesë që iu vendosen Greqisë nga vendet e eurogrupit në mbledhjen e fundit në Bruksel. Kushte janë: miratimi i programit të shkembimit të bonove dhe reduktimin e borxhit, rikapitalizimin e bankave dhe autorizimin e kryeministrit dhe ministrit të Financave të nënshkruajnë marrëveshjen e re kreditore.
Ditën e djeshme protesta masive janë zhvilluar në Greqi, ku janë shënuar edhe incidente mes turmës dhe policisë. Ndërkaq sindikatat kanë paralajmëruar greva të përgjithshme dhe protesta nëse masat miratohen.
Shkrime të tjera me interes:
- Ministrat e BE-së, Greqia në rrugën e duhur Bruksel- Ministrat e financave të eurogrupit u takuan në Bruksel...
- “Greqia mund të shpallë falimentin në mars” Greqi- Greqia mund të shpallë falimentin në muajin mars në...
- Greqia në koma, BE i ndërpret serumin Athinë Greqi mban frymën. Institucionet europiane financiare nuk kanë...