E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, Vasili në Kukës, Imami në Librazhd

Kështu, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka shkuar në Kukës, teksa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në Librazhd.

I pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, Imami apeloi për shmangien e dëmeve në njerëz.

“Duhet të ketë bashkëpunim mes komunave e bashkisë, më qëllim që të sigurohet gjithçka në zonat në nevojë”, tha Imami. Krerët e komunave, nga ana e tyre shprehën vështirësitë për të ndërhyrë në zonat e izoluara.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka vizituar këtë të shtunë spitalin rajonal të Kukësit ku theksoi se “mjekët e spitalit të Kukësit janë në shërbim 24 orë, pa pushim për çdo rast. Bëj thirrje të tregojnë kujdes të veçantë, fëmijët dhe të moshuarit”./Start/

                                                                                             2012-02-11 13:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›