Dëbora, probleme me qarkullimin në disa zona të vendit

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme në disa zona të vendit. Kështu probleme ka pasur në qarkun e Dibrës ku aski rrugor Peshkopi-Burrel dhe Qafa e Buallit-Fushë Bulqizë ku qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë por edhe kështu është shumë i vështirë. Mësohet se mbeten të izoluara edhe komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Trebisht, Selisht, Zerçan, Krastë dhe Maqellarë.
Gjithashtu probleme të mëdha ka pasur edhe në Mat ku komunat Macukull dhe Xibër mbeten ende të bllokuara.
Mësohet gjithashtu se si pasojë e dëborë është jashtë funksionit rruga Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi –Librazhd, ndërsa në disa zona të thella bora arrin mbi një metër.
Situatë problematike paraqitet edhe në qytetin e Korçës, ku të gjitha akset kryesore janë të kalueshme, por vetëm me zinxhirë. Mësohet se aksi rrugor Korçë-Kapshticë është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa Qafa e Qarrit është e kalueshme vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
Ndërkohë, mbeten të bllokuara akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe gryka e Cangonjit.