E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjin Ndreu, riarrestohet njeriu me "pistoletë"

Një ditë pas lirimit nga gjykata, policia e Tiranës ka arrestuar sërish Gjin Ndreun, personin i cili u kap me armë në demonstratën e 21 janarit.

Këtë herë Ndreu arrestohet për kundërshtim dhe goditje të forcave të policisë në demonstratën e 21 janarit.
 

Ndërkohë gjykata vendosi ditën e djeshme masën detyrim-paraqitjeje për 34 vjeçarin Gjin Ndreu me arsyetimin se ai nuk mbante armë në demonstratë por një çadër.
 

Por sipas policisë ky person ka qenë i armatosur me armë zjarri tip pistoletë në momentin që tentonte të hynte me forcë në kryeministri dhe për këtë policia ka paraqitur edhe filmime të kamerave të sigurisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›